Gazeta Si - Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premteje në SPAK.
Pasi ka qëndruar rreth 30 minuta, kryebashkiaku shkodran doli i buzëqeshur nga SPAK, por nuk pranoi të japë detaje për mediat se përse u thirr, duke thënë se "do flas në momentin e duhur".
Madje ai u pyet nga gazetarët nëse ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës, por e mohoi një gjë të tillë.
Ende nuk dihen arsyet e pranisë së ish-deputetit socialist në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa është publikuar një video teksa Beci hyn në godinë.
Pak kohë më parë Benet Beci është akuzuar nga ish kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.