Mes tensioneve të shumta të ditës së sotme, kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat e komunave, të shoqëruar nga forcat policore.
Nga raportimet nga terreni të mediave të Kosovës, vihet re se në minutat e para të hyrjes në zyrë, kryetari i ri i komunës së Liposaviçit, Lulzim Hetemi, ku më parë u raportua edhe për të shtëna me armë, ka ngritur flamurin e Kosovës.
Para Leposaviçit, Policia shpërndau turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna.
Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.