Politike

Gështenja: Nëse s’do ishte media do kishte përplasje fizike, Korreshi: Na bënë prit mbështetësit e Bashës   

Deputetët Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi ishin dy deputetët që nuk morën pjesë në votimin e kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë në fund të muajit korrik.

Ata u larguan më herët nga mbledhja por përplasja me disa militante jashtë dyerve të selisë së re të PD-së nuk ka qenë e vogël.

“Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendimet e PD. Ajo që kërkoj është që duhet t’i japim frymëmarrje. Do jetë krejt e lexueshme nesër. Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme, krejtësisht e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më. Më kërcënuan dhe mua dhe kolegë të tjerë. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike. Unë e fut veten tek njerëzit që kërkoj që demokratët të bashkohen.

Duhet të bashkohen demokratët, s’na bëjnë emrat. Ne duhet të kontribuojmë për një PD më e madhe se e djeshmja dhe e madhe se ajo e 2021. Ne duhet të vrapojmë për ta bërë PD më të madhe. Nëse duam një partiçkë të vogël do vijojë kjo situatë. Këto kryetarët kanë bërë ndonjë shkollë dhe vetëm ata e bëjnë? Unë mendoj se ka kandidatë shumë të mirë brenda PD për njerëz të denjë. Askush s’ka frikë nga gara dhe askush s’ka frikë nga vota.

Nëse nuk rrisim besimin brenda demokratëve se bëjmë dot as te shqiptarët”, tha Gështenja duke përgënjështruar më herët qëndrimin e Enjkelejd Alibeajt.

Edhe deputeti Saimir Korreshi ka dhënë detaje nga mbledhja e shoqëruar me shumë debate

“Ka pasur përplasje në grup, na u duk si një gjë e stisur kundër deputetëve, u përcoll sikur deputetët ishin e keqja dhe pengesa, sikur nuk ka qenë kjo kryesi më parë, duket tani o burra me shpejtësi dalim në zgjedhje, duke akuzuar sikur deputetë po e çojnë PD te Berisha, kjo PD sa do vijë do rrudhet nëse vijon e ndarë. Ka pasur tension, në fund kur u duk se u gjet një emërues i përbashkët, nga Jemin Gjata dhe te Roland Bejko, Jonila Godole. Bardhi ka kërkuar që këto propozime të gjenden një emërues i përbashkët. Këta kërkojnë të bëjmë kryetarin dhe pastaj anëtarësinë, ndërkohë që ne kërkojmë të kundërtën, duhet bërë një ftesë për demokratët të bashkohen, të dalim në terren dhe t’i jepet një ofertë e re në PD, jo ik njëri, hajde tjetri”. Por kush ishin njerëzit që i sulmuan?

“Janë mbështetës të Lulzim Bashës, më dukej e koordinuar, se nga e dinin ata mendimet tona. Nuk e di pse duhet të ishin aty dhe të dëgjonin mbledhjet e Kryesisë. M’u duk sikur më kishin ftuar për bukë në shtëpi dhe më bënë pritë, nuk kishte frikë, por të hahesh me dhëmbë në shtëpinë tënde, kush iu ndërseu ndaj nesh. Ishte një 8 janar i dytë që nuk duhet të ndodhte, kush e bën këtë, po e rrënon PD”.

“PD po nuk u bashkua nuk do jetë kurrë fituese dhe nuk duhet të kandidojë as Berisha, as Lulzim Basha dhe as Enkelejd Alibeaj. Nuk janë vetëm këto në PD”, tha Korreshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë