Politike

Kryesia e PD/ Më 23 maj zgjidhet kryetari i partisë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë një sërë vendimesh sa i përket riorganizimit të saj. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu u vendos që më 23 maj të zgjidhet kryetari i partisë.

Dy javë më vonë, më konkretisht më 6 qershor, është vendosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Kryesia ka vendosur si afat përfundimtar 30 prillin për zgjedhjen e kryesive të degëve të partisë.

Kujtojmë se deri më tani kryetari i partisë, Sali Berisha, e ka bërë publike që vetë do të jetë një nga kandidatët që do të garojë përsëri për postin e drejtuesit.

Gjatë fjalës së tij sot, ai u ndal më së shumti te akuzat mbi kryeministrin Edi Rama në lidhje me vendimin për Belinda Ballukun.

Njëkohësisht demokratët do të ngrenë një grup punë, i cili do të shërbejë për të miratuar disa ndryshime statutore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë