Ka ndodhur

Kryeprokurori Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vendet në KLP

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të votuar kandidatët për dy vendet vakante në KLP.

Në garë për dy vendet vakante janë 5 kandidatë, Albert Kuliqi, Elona Alvora, Eloida Goxhi, Zeqir Hoda dhe Moisi Duda.

Vakancat u krijuan pas shkarkimit nga Vettingu të Besnik Canit dhe Arben Dollapaj.

5 prokurorët në garë janë sot përballë zgjedhjes që do të duhet të bëjnë 273 prokurorë në total.

Që të nisë procesi, jo më pak se gjysma e tyre, duhet të konfirmojnë prezencën. Për shkak të situatës nga Covid-19 po bëhet regjistrimi pjesë-pjesë i tyre dhe pasi të verifikohet kuorumi do të vazhdohet me procesin e votimit, i cili gjithashtu duhet të zhvillohet me faza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë