Kryengritja në zemër të demokracisë së Amerikës, e nxitur nga retorika e Trump, përfaqësoi një shfaqje mahnitëse të forcës për lëvizjet ekstremiste dhe pasuesit e tyre. Një nga figurat më të njohura në videot dhe fotot e kaosit në Capitol Hill ishte një burrë rreth të 30-ave me fytyrë të pikturuar, kapele leshi dhe përkrenare me brirë. Protestuesi, Jake Angeli – i njohur nga ndjekësit si QAnon Shaman – u bë shpejt një simbol i spektaklit të çuditshëm dhe të frikshëm ndërsa qarkulluan foto të tij duke bredhur nëpër sallat e Capitol teksa mbante një flamur amerikan të vendosur në një shtizë në njërën dorë dhe një bri demi në tjetrin dhe madje, u shfaq pa këmishë, brenda Senatit.
Angeli, i cili jeton në Arizona, ishte i paarritshëm për një koment, por kushëriri i tij, Adam Angeli, në një telefonatë të shkurtër me CNN të mërkurën, konfirmoi se burri më brirë ishte i afërmi i tij. Adam Angeli tha se mendonte se kushëriri i tij mund të ishte me punë të ndërmjetme dhe se “ai është një patriot, ai është një tip shumë i dhënë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Faqja e Jake Angeli në Facebook është e mbushur me postime që evokojnë teoritë e konspiracionit të QAnon, pasuesit e të cilit besojnë në një teori qesharake se ekziston një grupim pedofilësh adhurues të Satanait që janë infiltruar në shtrirjet më të larta të qeverisë Amerikane dhe po kundërshtohen nga Presidenti Trump.
Disa nga postimet e Angeli-t në Facebook kanë një teh të dhunshëm, të tillë si një meme që deklarojnë se “ne nuk do të kemi asnjë shpresë të vërtetë për t’u mbijetuar armiqve të rregulluar derisa të varim tradhtarët që fshihen mes nesh”. Një foto në faqen e Angeli-t në Facebook e përshkruan atë të stolisur në lesh dhe brirë e që i drejtohet aparatit me një pushkë.
Në muajt e fundit, Angeli ka qenë një prani e rregullt në protestat pro-Trump në Arizona, duke përfshirë demonstrata jashtë qendrës së numërimit të votave të Qarkut Maricopa.
Protestuesit e tjerë të fotografuar në Capitol kishin veshur veshje me ikona të QAnon dhe mbanin shenja me parulla të lidhura me lëvizjen e çuditshme.

Kryengritësit që mësynë Capitolin përfshinin gjithashtu Nick Ochs, themeluesin e Boys Proud Hawaii, një kapitull i grupit të ekstremit të djathtë. “Përshëndetje nga kryeqyteti lol”, shkroi Ochs të mërkurën, me një selfie të tij duke pirë një cigare në ndërtesë.
“Ne nuk duhej të hynim brenda, unë vetëm hyra brenda dhe filmova”, tha Ochs për CNN në një intervistë të mërkurën mbrëma. “Kishte mijëra njerëz atje – ata nuk kishin kontroll mbi situatën. Unë nuk u ndalova dhe nuk u mora në pyetje”.
Ochs zhvilloi një fushatë të pasuksesshme për legjislaturën e shtetit vitin e kaluar, duke fituar një mbështetje nga i besuari i Trump Roger Stone, i cili regjistroi një video me të.
Ai pretendoi në intervistën për CNN se po punonte si gazetar profesionist kur hyri në Capitol dhe se nuk shkoi në asnjë zyrë kongresi apo dhoma.
Një aktivist i ekstremit të djathtë që ishte në Capitol të mërkurën ishte Tim Gionet, i cili transmetoi drejtpërdrejt videon e tij brenda ndërtesës për më shumë se 25 minuta, sipas pamjeve të shumta të shpërndara në Twitter.
Gionet, një zë i shquar ekstremist i cili njihet me pseudonimin “Baked Alaska” në internet, mori pjesë në tubimin “Bashko të Djathtën” në 2017-n në Charlottesville, Virginia, tha Hannah Gais, një studiuese në Qendrën Juridike të Ligjit për Varfërinë Jugore. Gais tha se ajo monitoroi transmetimin e drejtpërdrejtë.
Gionet është pezulluar ose ndaluar nga platforma të ndryshme në internet. Ai nuk mund të merrej për koment.

Një nga fotot më të shpërndara nga kaosi shfaqi Richard “Bigo” Barnett, udhëheqësin e një grupi për të drejtat e armëve në Gravette, Arkansas, në zyrën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, me këmbët e ngritura mbi një tavolinë.
Barnett, 60 vjeç, më vonë u tregoi gazetarëve jashtë Capitol-it një zarf që tha se e mori nga tavolina e Pelosit. “Unë nuk e vodha atë”, tha ai për zarfin, i cili iu drejtua një anëtari tjetër të Kongresit, në një video të postuar në Twitter nga një reporter i New York Times. “Unë vendosa një qindarkë në tryezën e saj edhe pse ajo nuk ia vlen aq”. Ai tha se gjithashtu la një shënim në tryezën e saj, ku shkruhej “Nancy, Bigo ishte këtu b *tch” dhe pohoi se ai ishte goditur.
Videot në Facebook që duket se janë postuar nga Barnett të mërkurën e tregojnë atë duke ecur pranë Capitol-it. Një foto e postuar atë mëngjes, ku ai mbante një flamur amerikan, kishte si diçiturë “është koha”, dhe ai më parë kërkoi lutje “ndërsa bëjmë më të mirën për të mbrojtur patriotët tanë në DC”. Barnett nuk mund të arrihej për koment. / CNN/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




