Euro 2020

Kryeministri Xhonson në delir pas fitores së Anglisë: Jemi të gjithë me ju!

"Paraqitje fantastike e Anglisë në ndeshjen me Ukrainën. Jemi të gjithë me ju për gjysmëfinalen". Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të ndeshjes në “Olimpico” mes Ukrainës dhe Anglisë, e vlefshme për çerekfinalet e Europianit, kryeministri britanik, Boris Xhonson, me një postim në Tuiter ka shprehur kënaqësinë për fitoren e “Tre Luanëve”.

Para ndeshjes, kryeministri Xhonson ishte fotografuar me një flamur gjigant anglez në hyrje të Downing Street. Një gjest mbështetjeje për skuarën e trajnerit Gereth Southgejt, por që ka marrë edhe ndonjë kritikë nga ana e tifozëve skocezë.

Anglezët festojnë një gol ndaj Ukrainës. Gazeta Si, 4 korrik 2021

Anglia fitoi bindshëm ndaj Ukrainës, 4-0. Duket se ka ardhur momenti vendi që shpiku futbollin të fitojë një trofe të rëndësishëm, ndoshta është rasti ideal. Anglezët kanë shanse shumë të mëdha për të qenë në finale, pasi në gjysmëfinale do të ndeshen me Danimarkën, me të cilën ka jo pak diferenca në kualitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë