Gazeta Si - Kryeministri sllovak, Robert Fico ndodhet në spital pasi u qëllua disa herë në një atentat në qendër të qytetit Handlova 150 km larg kryeqytetit Bratislavë.
Sipas një përditësimi në rrjetin e social social të “Facebook”, bëhet me dije se Fico është në gjendje kritike për jetën, ndërsa thuhet se orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij.
“Kryeministrit Robert Fico iu bë atentat sot. Ai është qëlluar shumë herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të domosdoshmërisë së një procedure akute. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij”, thuhet në reagimin në rrjetet sociale.
Mediat sllovake raportuan ngjarjen, duke shpjeguar se kryeministri u plagos teksa po përshëndeste me dore turmën jashtë.
Kryeministri raportohet se është transferuar në spital ndërsa sulmuesi është arrestuar.
Raportet lokale thonë se ai u godit në stomak, krah dhe këmbë. Sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia
Fico njihet si një politikan socialdemokrat me prirje pro-Moskës dhe u rikthye si kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 2023, pasi drejtoi qeverinë për dy mandate të tjerë nga 2012 në 2018-ën
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.