Politike

Kryeministri Rama udhëton të martën drejt Turqisë, takim me presidentin Erdogan

Gazeta Si – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të udhëtojë të martën drejt Turqisë për një vizitë zyrtare. Ai do të takohet në Ankara me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Dy krerët e shteteve pritet që të firmosin disa marrëveshje, ndërsa detajet do të mësohen gjatë vizitës së Ramës në Turqi. Në këtë vizitë kryeministri i vendit do të shoqërohet nga ministri i punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Vizitat e Ramës në Turqi kanë qenë të shpeshta. Ai e konsideron një mik të çmuar presidentin turk Erdogan, i cili erdhi në Shqipëri në janar të 2022-shit, kur inauguroi apartament e reja në Laç, dhuratë e Turqisë pas tërmetit që goditi vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë