Politike

Kryeministri Rama propozon 3 emra për drejtimin e INSTAT

Nga Gazeta ‘SI’ – Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi që t’i propozojë Kuvendit kandidaturën e Elsa Dhulit, Ledjon Shahinit dhe Lantona Sados, për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave”.

Dhuli është momentalisht në krye të këtij Institucionit, që prej vitit 2020.

Emri që do të përzgjidhet si drejtues i INSTAT do të jetë dhe përgjegjës për dy CENS-e të parashikuar në 5-vjecarin e ardhshëm, aq sa zgjat dhe mandati.

Vitin që vjen, INSTAT do të nisë Censusin e Bujqësisë dhe në vitin 2030 është parashikuar Censusi i radhës i popullsisë, pas atij të kryer periudhën 2023-2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë