Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë.
Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel.
“Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat, si dhe zyrtarë të tjerë”, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena.
Një tren me pasagjerë u përplas me një tren me mallra më 28 shkurt, pasi gabimisht dy trenat ishin lejuar që të udhëtonin në të njëjtën shinë.
Tridhjetë nga 57 personat që vdiqën ishin nën moshën 30-vjeçare, shumica e të cilëve studentë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.