Euro 2020

Kryeministri i Ukrainës në “sulm”, me 7-n e Shevçenkos në mbledhje qeverie

Andrij Shevçenko po bën të ëndërrojë gjithë vendin e tij, jo vetëm tifozët ukrainas. Për të festuar kalimin në çerekfinale të Euro 2020, edhe kabineti qeveritar ukrainas është veshur me fanellat e kombëtares.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Chmygal, dhe ministrat e qeverisë së tij kanë marrë pjesë në një mbledhje të ekzekutivit të gjithë me fanellat verdheblu. Një mënyrë kjo për të festuar kualifikimin ndaj Suedisë dhe për t’i dhënë zemër skuadrës së drejtuar nga Shevçenko në prag të sfidës me Anglinë.

Nga mbledhja e qeverisë ukrainase. Gazeta Si, 2 korrik 2021

Është një nga ato rastet klasike, kur futbolli i bën për vete të gjithë, edhe politikanët, pavarësisht se në ndonjë rast ata përpiqen ta shfrytëzojnë për qëllime të tjera. Ukraina u kualifikua në grup si një nga të tretat më të mira, kurse në 1/8-at eliminoi Suedinë pas 120 minutash lojë. Tani përballë është Anglia favorite, por ukrainasit ëndërrojnë të vazhdojnë më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë