Politike

Rama operohet për hernien inguinale. Kirurgu: Operacioni zgjati dy orë. Sot do të qëndrojë në ambientet spitalore

Nga Gazeta ‘Si’-  Kreu i qeverisë Edi Rama u paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku iu nënshtrua një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Kryeministria njoftoi se Rama u operua nga doktori Arben Gjata dhe se pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUT.

Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen në hernien ingunale të kryeministri Edi Rama, është shprehur se operacioni ka zgjatur rreth dy orë.

Në një prononcim për mediat mjeku është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore. Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

Rama kishte paralajmëruar që në fund të gushtit se do të operohej për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitej sërish si pacient, pasi duhet të kryente edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që... i kam mësuar edhe emrin... Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë