Politike

Kryemadhi, të rinjve: Askush nuk duhet t’ju marrë të ardhmen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një bashkëbisedim me një grup të rinjsh, që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme.

Kryemadhi i ftoi ata që të bëhen pjesë e ndryshimit..

“Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit për herë të parë që janë elementë që duhet të përdoren. Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin; duroni kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë