Politike

Kryemadhi publikon pagesat e inceneratorëve për fluturime gjatë pandemisë: Që asnjëri mos të harrojë kur pyetet përpara SPAK

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk e ka pritur mirë deshminë e administratores së inceneratorit të Tiranës,  Ariola Kodra, e cila përballë Komisionit Hetimor parlamentar për  inceneratorët tha se nuk i mbante mend shpenzimet për udhëtime.

“Që asnjëri të mos ‘harrojë’, kur pyetet para SPAK, Komisionit Hetimor apo opinionit publik.

Ja ku i keni, me data dhe shuma ekzakte, se si inceneratorët që gjasme do të zgjidhnin emergjencën mjedisore, paskan harxhuar miliona për fluturime edhe në kohë pandemie!”, shkruan kryemadhi në Facebook duke nxjerrë edhe tabelat me shpenzime për udhëtimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë