Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në rast se do të kishte 28 firma do të propozonte kandidat për president Pandeli Majkon.
“Në këndvështrimin tim është më e ndershme që PS të thotë do ta zgjedh unë presidentin sepse qytetarët më votuan më 25 prill, pavarësisht se ne kemi shqetësimet tona.
Kryeministrit i duhet një president që nënshkruan marrëveshje që janë në kurriz të shqiptarëve.
Përfshirja në proces nuk është të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit.
Nëse unë kam firmat do të propozoja kandidat për president.
Ato kanë Lulzim Bashën kandidat për president, kam dëgjuar që Basha ka qenë kandidat.
Ata i kanë 28 firma dhe le ta propozojnë është vlerësimi i madh që Rama ta shpërblejë për atë çfarë i bëri.
Ata kanë alternativa shumë të mira. Kujtoj në zgjedhjen e Lindita Nikollës kam votuar kundër, pra përfshirja është me rëndësi.
Ka një mundësi që t’i përfshihesh në proces. Po të kisha 28 firma unë do të propozoja një kandidat.
Unë do të propozoja Pandeli Majkon nëse do të kisha 28 firmat”, tha Kryemadhi.
.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




