Politike

Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës, një mision kombëtar

Një mision kombëtar e ka cilësuar largimin e Edi Ramës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Gjatë një takimi që pati me strukturat e LSI-së në Kavajë, Kryemadhi tha se protesta e datës 16 shkurt do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

“Protestat e 16 shkurtit nuk fillon dhe nuk mbaron në 16 shkurt. Janë bizneset e vogla që po mbyllen për shkak të taksave, – theksoi ajo. – Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë se problemi tek mos hapja e negociatave qëndron tek një njeri i vetëm që ka marrë peng PS dhe qeverinë dhe ky është Edi Rama. Shqipëria është një vend në mes të Evropës dhe për ta pasur Shqipërinë në BE nuk kemi zgjedhje tjetër, por të largojmë Edi Ramën. Largimi i këtij njeriu është mision kombëtar, pasi ky njeri grabit njerëzit çdo ditë”- tha Kryemadhi.

Sipas saj, “kjo protetë është gjithëpërfshirëse, është e naftëtarëve, e minatorëve, e mësueseve, infermierive dhe mjekëve që po largohen nga vendi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë