Politike

Kryemadhi, Ibrahimajt: Pse nuk i kontrolluat 47 mln eurot që dhatë për inceneratorin e Tiranës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagoi pas qëndrimit të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi tha se në deklaratën e ministres kishte shumë luhatje, ndërsa e pyeti atë të tregojë çfarë transparence është bërë me inceneratorin e Tiranës.

“Ka një reagim pas kaq kohësh, por jam e bindur se në deklaratën e saj ka shumë luhatje. I kërkoj ministres të tregojë çfarë transparence është bërë në inceneratorin e Tiranës. Nuk është i realizuar dhe nëse jo, a mund të thotë ministria sa ka paguar deri tani. Këto 47 mln euro që janë paguar, për çfarë kanë shërbyer? Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se ç’bëhet me paratë e buxhetit. Unë e di mirë dhe s’ka nevojë të ma thotë ministrja se kompanitë që kam denoncuar janë falso, që nuk kanë mallra në magazinë dhe as njerëz të punësuar. Kemi kontrolluar, në bazë të dokumentacionit që kemi, që këto kompani kanë shërbyer për të bërë gjithë evazionin fiskal të Klodian Zotos dhe kompanive të tjera. A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive? Pyes unë sot ministren e Financave”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë