Drejtësia

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, për herë të dytë në SPAK brenda 3 muajsh

Gazeta Si – Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur nga Prokuroria e Posaçme këtë të enjte për herë të dytë brenda thuajse 3 muajsh.

Leli po merret në pyetje në lidhje me një hetim, për të cilin SPAK tregohet i rezervuar për informacione.

Kjo është hera e dytë që Leli merret në pyetje nga SPAK. Herën e parë në korrik, pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli i pyetur nga gazetarët u përgjigj: “Pyesni SPAK për më shumë informacione”.

Në qershor, KLSH gjeti shkelje në tenderët dhe rekomandoi ndëshkimin e dhjetëra vartësve e punonjësve të Lelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë