Gazeta Si- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ashtu siç shihet dhe nga pamjet e mbërritjes së tij në SPAK, Marinaj nuk ka qenë i shoqëruar nga avokatë. Akoma nuk dihet arsyet e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.
Tonin Marinaj është nën verifikim sipas ligjit të dekriminalizimit nga KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme me kërkesë të grupit parlamentar të PD.
Nga informacionet që disponohen nga demokratët, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Tonin Marinaj ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione, që ngrenë dyshimin e arsyshëm, se kryebashkiaku i Malësisë së Madhe ka kryer veprimtari të paligjshme.
PD pretendon se Marinaj në vitin 2005 ka qenë nën hetim ng autoritetet italiane si i kreu i dyshuar i një ëorganizate kriminle të trafikut të drogës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.