Gazeta Si – Kreu i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka dëshmuar për rreth 1 orë në SPAK paraditen e kësaj të mërkure 9 muaj pasi ishte paraqitur për herë të parë i thirrur në maj të vitit të kaluar për një tender rruge.
Në hyrje, Isai nuk preferoi të japë komente për mediat para Prokurorisë. Pas daljes 1 orë më pas, kryebashkiaku i Kolonjës theksoi se hera e dytë e paraqitjes në SPAK, është njësoj këndshëm si hera e parë në vitin 2023.
“Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë”. Megjithatë, Isai nuk specifikoi se për çfarë kallëzimi bëhet fjalë apo për cilën çështje.
Isai është kallëzuar në SPAK nga Esmerald Xhafa, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, konkretisht për “shpërdorimi i detyrës, korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurise dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Përveç tij, në prokurorinë e posaçme janë kallëzuar edhe Spiro Zoto ish pronar dhe administrator i Rehovari shpk, Euljon Hasko administrator dhe pronar i Rehovari shpk, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitin 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022 2023, 2024, për të njejtat vepra penale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.