Ka ndodhur

Krujë / Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka qenë duke punuar dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

35 vjeçari Y. Xh., baba i tre fëmijëve ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e madhe, Krujë dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore por pa shenja jete.

‘Krujë/Më datë 19.02.2025, rreth orës 09:50, në fshatin Mazhë e Vogël, duke punuar në banesën e shtetasit G. D.,ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. Xh., rreth 40 vjeç.’, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë