Nga Gazeta Si- Një krim në familje është parandaluar ditën e sotme në Krujë. Në pranga ka rënë një 44-vjeçar, E.M., i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur, si dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë.
Në pranga ka rënë edhe djali i tij pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



