Ka ndodhur

Krujë, kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj duke rrezikuar jetën e tyre.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Arben Hoxha, banues në fshatin Rranzë, Krujë, pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte pajisur me urdhër-mbrojtje).

Në gjendje të dehur, ai ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë