Ka ndodhur

Krujë/ Aksidentohet nga kamioni i tonazhit të rëndë, ndërron jetë në vendin e punës 38-vjeçari

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në një pikë të përpunimit të inerteve në Krujë.

Punëtori i gurores “Babasi 2” L. B. rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë