Ka ndodhur

Krujë, 20-vjeçari kapet duke vaditur në parcelën me kanabis

Gazeta Si – Policia e Krujës ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit dhe ka arrestuar një 20-vjeçar me iniciale E.E.

Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar në territorin e fshatit Bruz-Mal të Krujës.

Gjatë aksionit, policia gjeti 20-vjeçarin me iniciale E.E. duke vaditur me ujë 124 bimë kanabisi.

I riu u arrestua në flagrancë, ndërsa kanabisi u asgjësua me djegie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë