Ne rrjet

Kronologjia e operacionit amerikan ‘Çekani i Mesnatës’ dhe mashtrimi strategjik kundër Iranit

Gazeta Si – Operacioni ushtarak amerikan ndaj Iranit, i koduar “Midnight Hammer”, “Çekani i Mesnatës”, përfshiu mbi 125 avionë luftarakë, duke e shënuar si një nga misionet më të mëdha ajrore të viteve të fundit.

Detajet u zbuluan nga gjenerali Dan Caine, Shefi i Shtabit të Përbashkët Amerikan, në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Sipas Caine, operacioni përfshiu shtatë bombardues stealth B-2 Spirit, të cilët u nisën nga baza ajrore në Missouri dhe udhëtuan në një nga misionet më të gjata që nga sulmet e 11 shtatorit 2001. Bombarduesit hodhën mbi dy objekte bërthamore iraniane, Fordoë dhe Natanz, mbi një duzinë bombash “Massive Ordnance Penetrator” që peshonin rreth 13 ton secila.

Pjesë e operacionit ishin edhe dhjetëra raketa Tomahaëk, të cilat goditën objektiva në qytetin e Isfahanit, një tjetër qendër e rëndësishme bërthamore në Iran.

Gjenerali Caine sqaroi gjithashtu se operacioni përfshinte një mashtrim taktik. Një pjesë e avionëve të tipit bombardues fluturoi drejt Paqësorit si karrem, për të shmangur vëmendjen e Iranit. Sipas tij, goditjet filluan në orën 18:40 (me orën lokale të SHBA) dhe përfunduan brenda 20 minutash, me avionët që dolën nga hapësira ajrore iraniane në orën 19:00.

Mesnata (ora 00:00 ET, e premte në të shtunë): Avionët bombardues B-2 u ngritën nga SHBA. Një pjesë fluturoi në drejtim të Paqësorit si mashtrim taktik, ndërsa grupi kryesor fluturoi drejt lindjes së Iranit, me komunikim minimal gjatë një udhëtimi 18-orësh.

Ora 17:00 ET (e shtunë): Një nëndetëse amerikane nisi më shumë se 24 raketa Tomahaëk që goditën objektiva në sipërfaqe në objektin bërthamor të Isfahanit.

Ora 18:40 ET: Avioni udhëheqës B-2 lëshoi dy bomba të mëdha kundër bunkerëve mbi objektivin në Fordoë. Menjëherë më pas, bombarduesit e tjerë goditën objektivat e tyre përkatës.

Nga ora 18:40 deri në 19:05 ET: Gjithë objektivat e planifikuar, përfshirë Natanz dhe Isfahan, u goditën në këtë interval kohor. Sipas orës lokale në Iran, sulmet ndodhën rreth orës 02:10 të mëngjesit të së dielës.

Pas sulmeve: Flota ajrore amerikane filloi tërheqjen drejt SHBA-së. Asnjë raketë nuk u qëllua nga ana e Iranit, as gjatë hyrjes në hapësirën ajrore, e as gjatë largimit, theksoi gjenerali Caine.

Shtetet e Bashkuara thonë se po bëjnë përpjekje të shumta për të komunikuar me zyrtarët iranianë pas sulmeve ajrore ndaj objekteve bërthamore në Iran, ndërsa presidenti Donald Trump dhe krerët e administratës së tij bëjnë thirrje për zgjidhje diplomatike të krizës.

“Mund të konfirmoj se po dërgohen mesazhe, si publike ashtu edhe private, përmes disa kanalesh drejt e tek iranianët, duke u dhënë çdo mundësi për të ardhur në tryezën e bisedimeve,” deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Shtoi se Irani është plotësisht i vetëdijshëm për pozicionin amerikan: “Ata e kuptojnë saktësisht se cili është qëndrimi i SHBA-së, dhe çfarë hapash mund të ndërmarrin për të bërë të mundur paqen. Shpresojmë që ta bëjnë këtë.”

Hegseth shtoi se “kur flet Presidenti Trump, bota duhet të dëgjojë”, duke theksuar se asnjë vend tjetër përveç SHBA-së “nuk do të kishte mundur të realizonte një operacion të tillë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë