Nga Gazeta Si- Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pasi Kroacia bllokoi dhe asgjësoi rreth 8 ton domate me pesticide të eksportuara nga Shqipëria. Në pranga është vënë administrator i një subjekti eksportues Mariglen Qorri si edhe dy inspektorë të AKU-së në Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani.
Analizat kanë treguar se domatet që u bllokuan më 27 gusht kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë. Policia thotë se administrator 40-vjeçar për të shmangur përgjegjësinë ligjore ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë, ndërsa dy inspektorët, akuzohen se kanë tjetërsuar faktet, pasi edhe pse kanë konstatuar shkeljet nga subjekti, kanë marrë si të rregullta faturat fiktive.
Të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, nuk kanë bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe as nuk i kanë bllokuar, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



