Treg

Krizë globale/ Spanja heq TVSH-në për vajin e ullirit: Është produkt jetik!

Qeveria e Spanjës ka njoftuar se do të heqë TVSH-në për vajin e ullirit, pas rritjes së fortë të çmimit, si pasojë e thatësirës në vend.

Nga korriku, qeveria e Pedro Sanchez do ta klasifikojë vajin e ullirit si një “nevojë bazike”.

TVSH-ja, sipas burimeve, do të ulet përkohësisht në 0. Por pasi të përfundojë ky regjim i përkohëshëm pritet që vaji i ullirit të bëhet pjesë strukturore e mallrave parësore të konsumit, si buka, vezët apo frutat, të cilat paguajnë TVSH super të reduktuar në 4%.

Sipas burimeve qeveritare, masa synon të mbrojë dhe inkurajojë konsumin e vajit të ullirit si një produkt i shëndetshëm dhe si një prodhim mjaft i rëndësishëm për rajone si Andaluzia.

Spanja është prodhuesi kryesor i vajit të ullirit në botë duke furnizuar pothuajse 50% të prodhimit botëror (sipas vlerësimeve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, me seli në Madrid). Paralelisht Spanja – së bashku me Greqinë – janë dhe konsumatorët më të mëdhënj të këtij produkti me gati 14 litra për banor në vit.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë spanjollët”, komentoi zëdhënësja e qeverisë Pilar Alegria në një intervistë për kanalin televiziv Antena 3.

“Përveç heqjes së portofolit të spanjollëve – shpjegoi ajo – kjo masë do të na lejojë të mbështesim sektorin e ullirit dhe të vazhdojmë të stimulojmë konsumin e një produkti kaq të rëndësishëm për vendin tonë”.

Kohët e fundit, çmimi i vajit të ullirit është rritur në mënyrë dramatike. Muajin e kaluar vaji i ullirit ishte 63% më i shtrenjtë se në maj 2023 dhe tre herë më i shtrenjtë se në janar 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë