Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Europian, Federicha Mogherini do të vizitojë Tiranën më datën 8-9 maj.
Sipas burimeve mësohet se zv.presidentja e KE-së dhe komisonerja për Politikën e Jashtme do të marrë pjesë në aktivitetet në kuadër të Ditës së Europës. Kjo vizitë do të shërbejë edhe si një tentativë e Mogherinit për të bindur palët për zgjidhjen e krizës politike në vend. Kjo pasi parashikohet që të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me liderët të partive politike të opozitës.
Vizita e saj vjen disa javë përpara se Komisioni Europian të publikojë rekomandimin për hapjen ose jo te negociatave për Shqipërinë, në 29 maj dhe gati 2 muaj para se të mbahen zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Edhe vitin e kaluar Mogherini zhvilloi vizitë në Tiranë. Gjithashtu mësohet se përfaqësuesja e lartë KE-së, italiania Mogherini është ftuar edhe nga presidenti Ilir Meta që të marrë pjesë samitit të Brdo-Brijun, ku mblidhen të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta dhe ndihma që duan nga BE. Praninë e saj në këtë samit konfirmohet nga burime zyrtare nga Presidenca. Ky aktivitet zhvillohet nga datat 8-9 maj në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




