“Bjellorusia është gati të kthejë emigrantët në atdheun e tyre, por ata nuk duan të kthehen”. Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko vazhdon të hedhë poshtë akuzat se kanë shkaktuar krizën e migracionit në kufirin me Poloninë.
Një krizë që ka përkeqësuar tonet midis Minskut dhe Brukselit, i cili tani kërcënon me sanksione të reja. Prandaj, Lukashenko përsërit se "ai nuk dëshiron një konflikt kufitar". “Nëse ka ndonjë gjë, konflikti është i nevojshëm për Poloninë”, sulmon ai.
Presidenti bjellorus tha se ishte gati të transportonte emigrantët e bllokuar në kufirin me Poloninë në Mynih, Gjermani, me avionët e linjës ajrore kombëtare “Belavia”.
Ndërkohë, qeveria irakiane ka njoftuar se të enjten do të organizojë fluturimin e parë të riatdhesimit, në baza "vullnetare", për qytetarët e saj të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.
“Iraku do të kryejë fluturimin e parë për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht më 18 nëntor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ahmed al-Sahaf.
I shqetësuar për situatën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, shpjegoi: "I thashë ministrit të Bjellorusisë se situata në vend është plotësisht e papranueshme, se duhet të ofrohet ndihma humanitare dhe të shohim se si mund ta zgjidhim problemin për të ndaluar kalimin. Me vendet e origjinës thuajse ka përfunduar, kolegu im, Schinas, është në Bagdad, por ne duhet të ofrojmë ndihmë humanitare për këta njerëz dhe të parandalojmë çdo lloj sulmi hibrid”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.