Italia, një vend që numëron 66 qeveri që prej luftës së dytë botërore, është ambientuar me lodhjen e pasigurisë politke.
Por këtë herë pasiguria e shkaktuar nga dorëheqja e kreut të qeverisë Giuseppe Conte këtë javë, vjen në një moment delikat të pazakontë. Italia jo vetëm që është në mesin e një situate pendmike duke luftuar fort COVID-19 dhe një recesion të egër, por gjithashtu Italia është në mesin e ndërtimit të planeve ambicioze për të rindezur motorrët e ekonomisë duke shpenzuar 200 mld euro në grante dhe kredi nga fondi i rimëkëmbjes i Bashkimit Europian.
Standardet janë të larta. Italia po përpiqet të rekuperojë një ekonomi që edhe përpara kësaj krize nuk ishte rimëkëmbur plotësisht prej post recesionit 2008. Suksesi apo dështimi i saj në përdorimin e pjesës së vetme të parave të marra nga fondi i rikuperimit të BE-së 750 mld euro, do të shërbejë gjithashtu për të përcaktuar se çfarë është vlerësuar si një moment kryesor në solidaritetin pan-europian. Por Roma rrezikon të mbetet mbrapa vendeve të tjera, përfshirë edhe Spanjën, në ndërtimin e një plani rikuperimi për shkak të turbullurave politike që po përjeton.
“Ne jemi në një moment kritik,” tha Valentina Meliciani, drejtore e “Luiss University School of European Political Economy”. “Nëse tani mund të krijohet një qeveri e qëndrueshme do të përcaktojë se si do të shpenzohen paratë e BE-së. Kjo është një mundësi e madhe për Italinë, por çmimi i dështimit është jashtëzakonisht i madh dhe pasojat e kësaj do të shkojnë përtej vendit tonë”.
Të mërkurën partitë politike italiane nisën një raund konsultimesh me kërkesë të Presidentit Sergio Mattarella për të parë nëse një maxhornacë e re qeveritare mund të krijohet nga parlamenti aktual. Conte pritet që të përpqet për të krijuar një koalicion të ri që ta riemërojë atë si kryeministër, me aleatët e tij të mëparshëm që kanë deklaruar se duan të qëndrojnë me të.
Nëse Conte nuk do arrijë ta bëjë këtë, Mattarella mandej do të shohë nëse mund të formohet një koalicion i ri pa të, ose mundësisht një edhe një qeveri kombëtare që përfshin partitë nga opozita e djathtë e vendit.
Kriza aktuale politike nisi me mosdakordësinë mbi atë se si paratë e rimëkëmbjes të BE-së do të shpenzoheshin. Ish kryeministri Matteo Renzi tërhoqi partinë e tij të voglë nga koalicioni i Contes pasi e akuzoi atë për keqmenaxhim të planeve të shpenzimit, duke e hequr atë nga shumica e saj në senatin italian dhe duke e detyruar përfundimisht Conte të japë dorëheqjen këtë javë.
Megjithatë Renzi, nuk ka qenë i vetmi kritik i qeverisë për çështjen në fjalë. Këtë javë Carlo Bonomi, president i shoqatës italaine të biznesit “Confindustria”, ngriti shqetësimet për mungesë detajesh në propozimet e bëra dhe mungesën e reforma strukturore që BE do të dëshirojë të shohë për shpenzime efiçente dhe efektive të parasë.
“Në një situatë politike si ajo që po përjetojmë është e vështirë të shohim një qeveri që ka forcën të kryejë reforma vendimtare,” tha Bonomi. “BE pret nga ky vend reformat më të mëdha strukturore që nuk janë kryer deri më tani. Ne nuk duhet të humbasim kohë për të përfituar nga mundësi historike për ta bërë vendin më moderrn”.
Ndërsa Conte tani përpiqet të ndërtojë një qeveri të re, diskutimet janë tashmë në proces midis Komisionit Europian dhe vendeve anëtare mbi projekt-planet, me qëllim paraqitjen e propozimeve përfundimtare deri më 30 Prill.
Drafti i planit Roma botuar pak para se Renzi të tërhiqte ministrat e tij nga qeveria e Contes, nuk kishte detaje të plota mbi reformat dhe piketat e dorëzimit që do të kërkojë versioni përfundimtar.
Komisioni pret që Itali për tu prezantuar jo vetëm me propozime investimesh, por gjithashtu sugjeroi reforma - shoqëruar me një afat kohor dhe momente historike - në zonat e ndjeshme politikisht. Brukseli në raundet e tij të rregullta të mbikëqyrjes ekonomike mbi Italinë ka rekomanduar reforma për pensionet dhe sistemin gjyqësor të vendit, si dhe përpjekjet për të rritur konkurrencën.
Pasi planet finale të jenë gati, komisioni do të ketë dy muaj kohë të bëjë vlerësimin e propozimeve përpara se të bihet dakord. Vendet anëtare e kanë një muaj kohë shtesë për të bërë regjistrimin e tyre. Në terma praktikë kjo do të thotë që zyrtarët nuk presin që disbursimet e para të fondit të rimëkëmbjes të vijnë para qershorit.
Lorenzo Codogno, një ish-kryekonomist në thesarin italian, tha se Italia është nën presion për të treguar se do të shpenzojë paratë në mënyrë efektive ose rrezikon të mbahet si një shembull i dështimit të projektit ndër vendet e Europës Veriore.
“Shumë vende që ishin në anën skeptike mbeten skeptike. Nëse është një dështim, në një moment ata do të thonë ‘Unë të thashë kështu’, ”tha ai.
Rreziku kryesor, argumentoi Codogno, është se reformat e mjaftueshme në fusha të tilla si administrata publike italiane dhe sistemet gjyqësore nuk u bënë krahas shpenzimit të parave europiane, që do të thotë se ndikimi i saj afatgjatë në ringjalljen e ekonomisë italiane do të zbehet.
"Politikanët entuziazmohen kur kanë para për të shpenzuar, por kjo është shumë e rrezikshme," tha ai. "Ekziston rreziku i një shpërndarje të konsiderueshme të gabuar të burimeve".
Meliciani, megjithatë, tha se kriza aktuale politike mund të shërbejë për të përqendruar mendjet në Romë. Nëse, argumentoi ajo, situata mund të zgjidhet duke gjetur një qeveri më të fortë që ka mbështetjen e mjaftueshme parlamentare për të çuar përpara reformat, atëherë mundësia më e madhe e shpenzimit të parave të rikuperimit është më e madhe.
"Nëse mund të formojmë një qeveri të qëndrueshme, atëherë do të jetë një lajm i mirë për shpenzimin e parave në mënyrën e duhur," tha ajo. "Kjo krizë mund të jetë gjithashtu një mundësi." / Financial Times /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.