Kosova

Kriza financiare, në Kosovë kërkohet rishikimi i buxhetit për vitin 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti, që ta rishikojë sa më parë buxhetin për shkak të krizës financiare që ka kapluar vendin.

“Situata ekonomike në Kosovë është e rëndë dhe alarmante, prandaj nevoja për ndërhyrje në rishikim të buxhetit është e menjëhershme”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kanë ndryshuar parashikimet në të cilat është bazuar buxheti. Janë rritur çmimet, ka ndryshime në inflacion dhe në parametra të tjerë ekonomikë”, ka deklaruar Haradinaj duke përsëritur thirrjen për ndërhyrje të menjëhershme të qeverisë me masa adekuate.

Haradinaj tha se AAK-ja e ka analizuar situatën, dhe sipas tyre “kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet”.

“Kërkojmë urgjentisht që të ndodhë rishikimi i buxhetit, praktikat e rishikimit ekzistojnë, kërkojmë që të ndodhë tani, urgjent dhe analiza e jonë është se kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar buxheti.”

Haradinaj në konferencë ka dal bashkë me ekonomistët e partisë dhe ish-ministrat, Fatmir Gashi dhe Haki Shatri, për të shpjeguar jo vetëm problemet, por edhe masat që ata besojnë se duhet të ndërmerren.

Ish-ministri Haki Shatri, tha se buxheti aktual është përgatitur më disa premisa jo reale. Më tej, ai tha se proklamomi i qeverisë për rritje të GDP për vitin 2022 për 14.5 për qind është në kundërshtim me të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.

“Është vlerësuar që rritja e GDP për vitin 2022 do të jetë 14.5 për qind gjë që është në kundërshtim me të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare. Nuk mund të ndodh në këtë vit nuk mund të ndodh në asnjë vit me këto parametra. Janë shifra joreale që e krijojnë një bazë shumë reale për kërkesën tonë që të bëhet një rishqyrtim sa më shpejt i buxhetit, e jo të pritet ajo koha tradicionale – siç e tha edhe kryeministri Haradinaj – por të bëhet menjëherë sepse ka nevojë të adaptohen shifrat në buxhetin zyrtar me kërkesat aktuale”, tha Shatri.

Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij e përkrah mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të

Ai tha se duhet të hiqet TVSH-ja për artikujt bazë ushqimorë për tre muaj dhe të bëhet rishikimi i akcizës së naftës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me 65 vota pro, të premten e 17 dhjetorit në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022, i cili është 2.7 miliardë euro, buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë