Treg

Kriza energjitike në Europë po përkeqësohet. Franca ndërpret prodhimin e energjisë nukleare

Çmimet europiane të energjisë elektrike vazhduan të rriten, pasi prodhuesi më i madh në rajon, Franca,  ndërpreu prodhimin e energjisë nukleare, duke treguar se kriza nuk po largohet.

Franca tha se energjia nukleare mund të bie nën nivele që nuk ka eksploruar që nga viti 1990 dhe deir në 2023-in mund të ketë ndërprerje shumë të madhe.  Kjo ka bërë që shteti francez të importojë ndonjëherë energji nga fqinjët e saj për të mbajtur llampat ndezur.  Blerja e energjisë i ka kushtuar korporatës 2.4 mld dollarë kapital.

Korporata e energjisë franceze, EDF,  ka qenë shtylla e sistemit energjitik në Europë. Edhe ngjarjet etjera gjeopolitike kanë përkeqësuar situatën, si tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës.

EDF tregoi se këtë vit energjia e prodhuar do të bie në 295 terravat në orë, nga 315 që ka qenë. Hera e fundit që ka ndodhur një gjë e tillë ka qenë tre dekada më herët. Kjo shkëputje tregon një situatë pesimiste dhe për dimrin tjetër.

Për këtë vit, çmimi i energjisë elektrike në Gjermani u rrit me 4.7%, në 147 euro për megavat/orë dhe në muajin mars pritet të rritet me 5.5%. Në Francë është rritur me 7%.

Burimi: Bloomberg/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë