Stoqet e naftës në Europën veriperëndimore do të arrijnë nivelin më të ulët në të paktën 12 vjet në fillim të pranverës, sipas një parashikimi nga konsulenca Wood Mackenzie.
Inventarët do të rriten në dhjetor dhe janar, përpara se të kenë një rënie të mprehtë në mars. Stoqet në muajin mars parashikohen të jenë më të ulëtat që nga viti 2011.
Me Bashkimin Europian të vendosur për të ndërprerë dërgesat e karburanteve ruse nga deti, situata e furnizimit të kontinentit është në rrezik përkeqësimi. Stoqet janë jetike kundër ndërprerjeve të tilla, dhe kur ato të mbarojnë, ka shumë potencial që tregu të jetë i paqendrueshëm.
“Rezervat e ulëta kanë kontribuar për keq në rafineritë e naftës duke nxitur operatorët europianë të punojnë me vështirësi,”tha James Burleigh, analist kryesor në Woodmac.
Si rezultat, konsulenca po pret që nafta e papërpunuar në Europën veriperëndimore të rritet me 420.l000 fuçi këtë muaj,duke arritur në 6.14 milionë.
“Ne presim që prodhimi më i lartë të vazhdojë të mbështetet nga paratë neto dhe pritet që stoqet e benzinës/naftës në fund të dhjetorit të kenë arritur në pothuajse tre milion fuçi”, tha Burleigh.
Me Rusinë që deri tani mbetet furnizuesi i vetëm më i madh i jashtëm i BE-së i karburantit, pritet një rënie e mprehtë e inventarëve në fund të dimrit.
Një pjesë e problemit të disponueshmërisë së naftës në Europë — dhe SHBA — qëndron në strukturën e tregjeve të së ardhmes. Kurba e benzinës ICE është e kthyer prapa, që do të thotë se furnizimet e menjëhershme janë më shtrenjtë se i njëjti karburant që do të dorëzohet në një datë të mëvonshme.
Kjo dekurajon grumbullimin e rezervave, pasi tregtarët ka të ngjarë të shesin sot me një çmim më të mirë. Kjo strukturë është dobësuar ditët e fundit, por mbetet e fortë nga standardet historike.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




