Një raport i fundit nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) thotë që politikanët kanë dështuar, për sa i përket mjedisit sepse nuk i kushtojnë rëndësi të gjithë problematikë që ai ka. Në raport thuhej se ndikimi njerëzor ka arritur në një fazë kritike dhe kërcënon destabilizimin e shoqërisë dhe ekonominë globale.
Shkencëtarët që mundësuan raportin paralajmërojnë se ka një sërë faktorësh të cilët do të kombinohen me njëri tjetrin dhe në një të ardhme të afërt do të jetë vdekjeprurëse. Këto përfshijnë ndryshimet klimaterike, humbjen masive të specieve, erozionin, prerjen e pyjeve dhe aciditetin e oqeaneve. Këta faktorë po krijojnë një proces kompleks dhe dinamik te destabilizimit mjedisor që ka arritur në nivele kritike.
“Ky destabilizim po ndodh me shpejtësi shumë të madhe,” kanë thënë autorët e studimit.
IPPR paralajmëron se mundësitë për të shmangur rezultatet e katastrofave të mëdha po shuhen me shumë shpejtësi.
Autorët thonë se që nga viti 2005 numri i përmbytjeve në të gjithë botën është rritur me 15 herë, ndërsa numri i zjarreve është rritur me 7 herë.
Gjithashtu, që nga mesi i shekullit të 20-të, 30% e tokës bujqësore në botë është bërë joproduktive për shkak të erozionit, ndërsa 95% e sipërfaqeve të Tokës mund të degradohen deri në vitin 2050.
IPPR thotë se edhe shumë shkencëtarë të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në studim besojnë se kemi hyrë në një epokë të re të ndryshimeve të shpejta mjedisore.
Në raport thuhet se njerëzit e definojnë këtë si moshën e ndarjes së mjedisit për të theksuar më mirë implikimet e destabilizimit mjedisor që rezultojnë nga aktiviteti i njerëzve.
Simon Lewi, profesor i mjedisit në universitetin College London, tha se IPPR ka të drejtë të thotë se ndryshimet mjedisore po ndodhin gjithnjë e më shpejt dhe kërcënojnë të destabilizojnë shoqërinë.
“Problemet e ardhshme me furnizimin me ushqime mund të shkaktojnë rënie të çmimeve që çojnë në trazirat civile, ndërkohë që rritjet migracionit mund të dëmtojnë shoqëritë,” shprehet ai.
Sipas raportit këtë shekull do të ketë ndryshime të shpejta mjedisore, por ajo ç’ka nuk dihet është nëse qeveritë do të bëjnë zgjedhje të menduara për të shmangur katastrofën në të ardhmen
Harriet Bulkely, profesor i gjeografisë në universitetin e Durham tha se raporti është një dëshmi e për situatën aktuale të mjedisit. Gjithashtu, ajo shprehet se ende nuk dihet se sa dëshmi duhet të marrin politikanët në mënyrë që të kuptojnë se duhet të marrin masa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.