Treg

Kriza e pasurive të patundshme në Kinë, ka prekur tashmë Europën

Investitorët kinezë dhe kreditorët e tyre po rikthejnë tabelat që shkruajnë “për shitje” në pronat e tyre të patundshme në të gjithë botën, pasi kriza e imobiliarëve në atdheun e tyre sa vjen e thellohet. Çmimet që ata marrin, do të tregojnë se sa e gjerë është kjo krizë.

Rënia globale u nxit nga rritja e kostos së huamarrjes (normat e interesit) dhe ka fshirë mbi 1 triliardë dollarë nga tregu i pronave. Por dëmi tërësor është ende i panjohur pasi shumë pak prona janë shitur dhe analizuesit kanë pak të dhëna. Vitin e shkuar, shitjet e pronave arritën niveli më të ulët në një dekadë, me pronarët që refuzojnë të shesin banesat e tyre me çmime të ulëta.

Qeveritë dhe tregjet janë nervozë se kjo mbivendosje përkthehet në humbje të pallogaritshme për bankat dhe kredimarrësit.

Banka amerikane New York Community Bancorp preku pikën e saj më të ulët në 27 vite, pasi u detyrua të reduktojë dividentet dhe rezervat për shkak të kredive problematike të pasurive të paluajtshme.

Banka Qendrore Europiane është e shqetësuar se bankat në rajon kanë qenë shumë të ngadalta për të ulur vlerën e kredive të dhëna.

Tani, një pirg me prona përtej detit, që u blenë në Kinë gjatë kohës së ‘parasë së lirë’ p godasin tregun pasi pronarët dhe zhvilluesit kërkojnë para që të paguajnë borxhet, edhe nëse kjo u sjell një goditje financiare.

Kriza në Pekin e shkaktuar nga huamarrja masive i ka prekur pothuajse të gjithë, edhe ata që ishin dikur aktorët e mëdhenj të industrisë. Një njësi e grupit Aoyuan Group Ltd, që po zhvillon një plan për të ristrukturuar 6 mld dollarë borxh, shiti një subjekt në Toronto me çmim 45% më të ulët se ai i blerjes.

Çdo transaksion e bën tregun edhe më të qartë për nivelin e kapitalizimit, çmimi për të cilin investitori bie dakord. Këto të dhëna përdoren më vonë nga analizuesit për të vlerësuar asetet e tjera, që do të mund të shkaktojë dëm edhe më të gjerë. Si pasojë, pronarët e tokave duhet të paguajnë më shumë për kreditë e tyre, ose banka i merr pronën.

Ndonëse deri më tani problemi ka prekur vetëm investitorët e Kinës, vitin e shkuar, një zyrë në Londër, e lidhur me Shimao Group Holdings Ltd, kreu shitje 15% më pak se çmimet fillestare.

Vetëm këtë javë, zhvilluesi kinez R&F Properties Co dakordësoi një marrëveshje për të shitur aksionet e një projekt në Londër, që vlente 1.34 mld paund, për disa obligacione. Ndërtesa të tjera në të njëjtin bllok, po shiten me kosto 60% më të ulët.

Ekonomistët e JPMorgan presin përmirësim të çmimeve gjatë këtij viti. 

Më herët gjatë muajit, një subjekt luksoz në zemër të Mayfair, zonës elitare të Londrës, falimentoi pas zhytjes në kredi. Pjesa më e madhe e saj ishte në pronësi të dy firmave kineze.

Shitjet e lira po shkojnë përtej Europës, përfshirë Australinë. Vetëm pak vite më parë, zhvilluesit ambiciozë kinezë zunë një pjesë të mirë të tregut atje. Tani askush nuk po blen më.

Kina nuk është burimi i vetëm i shqetësimit të mundshëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Investitorët e Koresë së Jugut e vendosën një basti të madh të keq dhe normat më të larta të interesit kanë bërë që pronarët gjermanë dhe nordikë të shesin pronat me zbritje të mëdha. Një valë kredish që maturohen në SHBA pritet gjithashtu të çojë në mbyllje nga bankat rajonale dhe në shitje të aktiveve bazë. Por Kina është tregu ku ndoshta shitësit kanë nxitjen më të madhe për të shitur shpejt.

Ndikimi më i gjerë i asgjësimeve të tilla do të përcaktohet vetëm nga sa seriozisht i merr tregu rezultatet, tha Peter Papadakos, një analist i pasurive të paluajtshme në Green Street.

"Është e diskutueshme nëse vlerësuesit do t'i marrin ato plotësisht parasysh duke qenë se shitësit janë të 'motivuar'," tha Papadakos. "Për mendimin tim, ata duhet."

Burimi:Bloomberg/Përshtati: Gazetasi.al


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë