Mjedis

Kriza e klimës do të zvogëlojë bletët

Kriza e klimës mund bëjë që bletët në të ardhmen të jenë më të vogla në madhësi. Një hulumtim i fundit ka treguar se bletët e vogla nuk do jenë mjaftueshëm të afta për ekosistemet.
Shkencëtarët në SHBA studiuan më shumë se 20,000 bletë, për të zbuluar se si reaguan bletët e llojeve të ndryshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Në hulumtimin e botuar të mërkurën në revistën “Proceedings of the Royal Society B”, autorët thanë se ndërsa kushtet mjedisore ndryshonin nga viti në vit kjo ndikonte shumë tek bletët.

“Hulumtimi ynë tregon se ndryshimet e shkaktuara nga kriza e klimës në temperaturë, bora dhe reshjet e verës mund të riformojnë në mënyrë drastike komunitetet e bletëve,” thanë autorët.

Gjetjet treguan një reduktim të bletëve më të mëdha, duke përfshirë llojet e gjethprerësve dhe muratore, për shkak të temperaturave të larta. Rënia ishte veçanërisht e dukshme për bletët, për të cilat studiuesit thanë se “ky grup është më i kërcënuar nga ngrohja e klimës sesa bletët e tjera në sistemin tonë”.

Kjo përputhet me studime të tjera që tregojnë se grerëzat, pjalmuesit dominues në shumë ekosisteme, kanë një tolerancë më të ulët ndaj nxehtësisë. Të dhënat tregojnë se ato lëvizin në rajone më të ftohta në lartësi ndërsa temperaturat ngrohen.

Fotografi ilustruese-Bletët në habitatin e tyre. Marrë nga interneti,21.04.2022.

Autorët thanë se ndryshimet e nxitura nga kriza e klimës, në komunitetet e pjalmuesve mund të kenë efekte në pllenim dhe funksionimin e ekosistemit. Për shembull, ata thanë se humbja e bletëve më të mëdha, të cilat priren të fluturojnë më tej për ushqim, mund të nënkuptojë një reduktim të pllenimit në distanca më të gjata.

Studimi u fokusua veçanërisht në zonat malore, por studiuesit thanë se ka edhe kërkime të tjera që kanë treguar rënie të numrit të bletëve më të mëdha.

Sipas OKB-së insektet janë pjalmuesit kryesorë në botë. Rreth 75% e 115 kulturave kryesore ushqimore globale varen nga pjalmimi i tyre duke përfshirë kakaon, kafenë, bajamet dhe qershitë.

Në një raport të vitit 2019, shkencëtarët arritën në përfundimin se gati gjysma e të gjitha llojeve të insekteve në mbarë botën janë në rënie dhe një e treta mund të zhduket fare deri në fund të shekullit. Shkaqet kryesore të zhdukjes mendohet të jenë humbja e habitatit dhe përdorimi i pesticideve.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë