Kryeministri Edi Rama thotë se priste shumë më shumë kritika sa i takon përmbajtjes së paketës speciale antik-KÇK. Në reagimin e parë të bërë publik pas reagimeve që e qortojnë këtë projektligj, kreu i Qeverisë thotë se priste më shumë se kaq.
“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma, po ama s’kanë parë gjë akoma!”, thotë Rama përmes një postimi në Twitter.
Rama thotë se paketa speciale anti-KÇK është pjeesë e operacionit forca e ligjit dhe sipas tij ajo as dublon dhe as pengon Byronë Kombëtare të Hetimit, apo Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, përkundrazi.
“Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin”, deklaron Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.