Futboll

Kritikat e Ibrës: Me këto gjeneratat e reja prindërit bëhen yje, po çfarë u duket vetja?!

Gazeta Si – Zllatan Ibrahimoviç, ish-sulmuesi i Milanit dhe disa skuadrave të mëdha në Europë, ka dhënë disa deklarata në lidhje me çështjen ‘Mbape’. Sipas mënyrës së tij, pa asnjë lloj reserve, duke shigjetuar sulmuesin francez, por duke dhënë edhe një mesazh për gjeneratat që po vijnë në futboll. Kritika të forta edhe për prindërit

Për ‘MilanPress’, lojtari që u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit që shkoi, ka teksuar: “Kilian Mbape ka bërë zgjedhjen e duhur? Për kë? Për PSG-në ndoshta, për atë vetë jo.

Ibrahimoviç pershendet tifozet e Milanit. Gazeta Si, 23 korrik 2023

Mbape mbajti një pozicion, ku ai është më i madh se klubi. Klubi i ka dhënë atij çelsat për gjithçka. Nuk mund të jesh kurrë më i madh se klubi yt. Kur një fëmijë bëhet i zoti, ai sjell të ardhura dhe prindërit e tij bëhen avokatë, agjentë dhe trajnerë.

Ky është problemi dhe kur ndodh humbet kontrollin dhe identitetin tënd. Me këto gjeneratat e reja prindërit mendojnë se janë ata yjet, flasin edhe në gazeta, por kush kujtojnë se janë?!”

Ky është gjykimi i Zlltan Ibrahimoviç, duke iu referuar rastit të Mbape dhe jo vetëm. Ai sheh një problem serioz te prindërit e yjeve aktualë të futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë