Drejtësia

Kristjan Shkreli paraqitet në SPAK, kryebashkiaku i Vaut të Dejës dyshohet për korrupsion në zgjedhje

Gazeta Si – Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.

Pak muaj më parë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku pati edhe një “paralajmërim” nga Rama, Shkrelit iu sekuestrua telefoni celular nën dyshimin për korrupsion zgjedhor.

Së bashku me Shkrelin, SPAK dyshon edhe për përfshirjen e 3 personave të tjerë në korrupsion zgjedhor.

Gjatë fushatës elektorale në Vaun e Dejës, kryeministri iu drejtua Shkrelit me frazën: “Kristjan, mos më luaj me dy porta!”.

Pas dyshimeve se ka blerë vota në favor të PSD-së, në muajin maj Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll.

Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë