Gazeta Si – Në pritje për vlerësimin e gjendjes së dy mesfushorëve Çalhanoglu dhe Barela, trajneri Inzagi e llogarit për momentin Asllanin si titullar ndaj Veronës në kampionat. Paraqitja e mesfushorit kuqezi ndaj Parmës në Kupën e Italisë ka bërë që kreditet e tij të rriten.
Asllani luajti 120 minuta ndaj Parmës ditën e martë dhe ishte ndër më të mirët në radhët e Interit. Të shtunën luhet ndeshja e radhës në kampionat me Veronën dhe sipas të gjitha gjasave lojtari kuqezi do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Jo vetëm tifozët e Interit, por edhe specialistët e futbollit në Itali mendojnë se mesfushori shqiptar meriton më shumë minuta. Pas asaj që dha në Kupë, ai ia ka shtuar shanset vetes edhe në sytë e trajnerit Simone Inzagi. Megjithatë, situata mund të ndryshojë, nëse rikuperohen plotësisht Barela dhe Çalhanoglu.
Kristjan Asllani është gati nëse duhet. Ai pritet të jetë edhe një nga lojtarët kryesorë edhe për trajnerin e ri të Kombëtares, Silvinjo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




