Futboll

Kristiano Ronaldon e lënë nervat, i shkatërron telefonin një tifozi të vogël

Gazeta Si - Evertoni mundi të shtunën Mançester Junatid 1-0 në ‘Goodison Park’, ku Kristiano Ronaldo, i tërbuar për humbjen e dytë radhazi dhe dëmtimin që pësoi, u bë protagonist negativ i një episodi të shëmtuar që ndodhi pas ndeshjes.

Portugezi, në tunelin që të çon nga fusha e stadiumit në dhomat e zhveshjes, i rrëmbeu telefonin nga duart një tifozi 14-vjeçar që po e filmonte dhe ia përplasi atë në tokë. Një gjest shumë i gabuar nga kampioni portugez, që është dënuar nga të gjithë në rrjetet sociale.

Sulmuesi i Mançesterit, pasi kuptoi rëndësinë e atij gjesti të nxituar, reagoi menjëherë në Instagram, duke kërkuar ndjesë: "Nuk është e lehtë të përballohen emocionet në momentet e vështira, si ky që po kalojmë tani. Por gjithmonë duhet të kemi respekt, të jemi të duruar dhe të japim shembullin e duhur për të rinjtë që e duan këtë lojë të bukur.

Dua të kërkoj ndjesë për atë reagim dhe, nëse është e mundur, doja ta ftoja atë tifoz të shikojë një ndeshje në 'Old Trafford’ në shenjë respekti dhe sportiviteti", - ka shkruar Ronaldo.

Nëna e djaloshit ka dhënë një intervistë për “Liverpool Echo” jo dhe aq dashëmirëse ndaj CR7. Ajo ka deklaruar se portugezi përdori dhunë, teksa mori telefonin e nga duart e djalit të saj Jake Harding, 14 vjeç, duke i shkaktuar edhe një plagë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë