Futboll

Kristiano Ronaldo telefonon ministrin saudit, kërkon ndjesë për gjestin e shëmtuar

Gazeta Si – Një gjest shumë i shëmtuar, ndëshkimi me karton të kuq dhe pastaj ndjesa te ministri i Arabisë Saudite. Ky është Kristiano Ronaldo, i keq apo i mirë. Një lojtar plot talent, që siç ka thënë edhe trajneri i tij Jorge Jesus, nuk është mësuar të humbë.

Futbollisti portugez u bë protagonist i një ngjarjeje të shëmuar në fushë gjatë gjysmëfinales së Superkupës arabe, ku goditi me bërryl një kundërshtar dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ai nuk ishte aspak dakord me vendimin e arbitrit dhe disa herë e duartrokiti në mënyrë sarkastike. Më pas u dënua me 2 ndeshje pezullim dhe një gjobë 20 mijë riyal.

Sipas asaj që bën me dije Arriyadiyah, Ronaldo ka telefonuar Ministrin e Sportit saudit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, të cilit i ka kërkuar ndjesë për atë që kishte ndodhur. Nuk është hera e parë që ndodh dhe me shumë mundësi nuk do të jetë e fundit. Kristiano Ronaldo ndërkohë i është kthyer fushës, duke lënë pas kritikat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë