Futboll

Kristiano Ronaldo në telashe, i kërkohet rimbursim prej 1 miliard dollarësh!

Gazeta Si – Një problem i ri për Kristiano Ronaldon, futbollistin e famshëm portugez që tani luan për Al-Nasr, në Arabinë Saudite. Sipas ‘SPORT’, ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventusit është në telashe për shkak të lidhjes së tij me ‘Binance’, platformën më të madhe të shkëmbimit të kriptovalutës në botë.

Kristiano Ronaldo me fanellen e Al Nasr. Gazeta Si, 1 dhejtor 2023

Sipas shpjegimeve të dhëna nga mediet, Kristiano Ronaldo akuzohet se ka promovuar koleksionin e tij të NFT pikërisht bashkë me ‘Binance’. Për këtë arsye akuzohet se ka bërë investime që kanë gjeneruar humbje të mëdha, aq sa kërkesa për rimbursimin e dëmeve është rreth 1 miliard dollarë, ose 790 milionë stërlina.

Një dëm sigurisht i madh për kompaninë dhe, nëse konfirmohet, edhe për Kristiano Ronaldon, i përfshirë orët e fundit në këtë vorbull për shkak të çështjes që e lidh emrin e tij me atë të ‘Binance’, kompania e famshme e shkëmbimit të kriptovalutës. Priten të mësohen detaje të reja në lidhje me këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë