Futboll

Kristiano Ronaldo dhe Mesi dhurojnë spektakël në miqësore, fiton PSG 5-4

Gazeta Si – Një miqësore me shijen e kohëve të tjera ajo mes Riyad XI të Kristiano Ronaldos dhe PSG-së së Lionel Mesit, e luajtur në Riad. Në ‘King Fahd Stadium’ kanë fituar francezët, me rezultatin 5-4.

Sigurisht, e gjithë vëmendja ishte dy yjet që vodhën sërish skenën. Lionel Mesi hapi serinë e golave vetëm pas 3 minutash, më pas erdhi dopieta e portugezit. Për PSG-në shënuan edhe Markuinjos, Ramos, Mbape dhe Ekitike. Për të zotët e shtëpisë dy golat e tjerë u shënuan nga Jang dhe Taliska.

Nuk ishte thjesht një miqësore. Mesi kundër Ronaldos, dy kampionët u përballën për të disatën herë, me argjentinasin menjëherë protagonist, duke shënuar golin e parë. ‘All-Star team’ e Al-Nasr dhe Al-Hilal nuk u dekurajua. Ronaldo kishte një tjetër nivel në krahasim me Botërorin. Ai shënoi 2 herë në këtë ndeshje.

Braziliani Nejmar humbi një penallti, kur rezultati ishte 1-2. Mesi dhe Ronaldo e mbyllën ndeshjen në të njëjtën kohë, pas një ore lojë. Një miqësore e bukur, sërish me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon protagonist si kundërshtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë