Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin e tij ka shprehur kritika të ashpra për kundërshtarët e tij politikë.
Trump i uroi ‘Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve’, duke thënë se këtu përfshij edhe “fundërrinat e së majtës radikale”.
Me këtë mesazh tha ai, i referohet demokratëve, të cilët ai i akuzon rregullisht për problemet e vendit.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Në deklaratat e tij të përsëritura, Trump fajëson Demokratët për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjendjen e ekonomisë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare.
Shënjestër e kritikave të tij mbetet edhe ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e konsideron përgjegjës për vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




