Nga Gazeta “SI”- Ether, monedha e lidhur me blockchain-in e Ethereum dhe e dyta më e madhja në botë, po përjeton muajin më të mirë që nga viti 2021, lidhur me rritjen e “urisë” nga tregjet globale.
Çmimi i Ether u rrit me 50%, ndërkohë që industria pret tranzicionin më të madh të të gjitha kohërave, i quajtur Merge.
Merge është vendosur të çojë Ethereum-in në një sistem të quajtur Prova e Aksionit, ku synohet një siguri dhe gjurmim më preciz i transaksioneve, e mbi të gjitha do të jetë eficente për energjinë që shpenzon prodhimi i kësaj kriptomonedhe.
Bashkëthemeluesi i Ethereum, Vitalik Buterin zbuloi se rrjeti Ether do të jetë 55% i kompletuar pasi të përfundojë përmirësimin e Merge. Në fillim të këtij muaji, anëtari i Fondacionit Ethereum, Tim Beiko, sugjeroi 19 shtatorin si datën e nisjes për Merge.
Ndërkohë, tregu më i gjerë i kriptove vazhdoi të rritej nga investitorët që nxisin blerjet, pas rritjes së normës së interesit nga Banka Federale në SHBA.
Ethereum u kthye në qendër të vëmendjes pasi AntPool, pishina e minierave e lidhur me gjigantin e minierave Bitmain Technologies Ltd, tha se ka investuar 10 milionë dollarë për ta mbështetur atë.
Bitcoin po ashtu po përjeton muajin më të mirë që nga viti i shkuar, duke kapur pothuajse 24 mijë dollarëshin, brenda pak orësh./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




