Treg

Kriptomonedhat tentojnë të rimëkëmben, rifitojnë 2% të vlerës në treg

Tregu i kriptomonedhave shënoi një rritje me 2% mesditën e 24 gushtit, duke arritur 1.03 trilion dollarë vlerë tregu.

Bitcoin u rrit me 1.22% në pak orë, në vlerën e 21.4 mijë dollarëve. Ethereum u rrit me 3.63%, duke arritur në 1.64 mijë dollarë.

Tregtuesit e kriptove vazhdojnë të jenë në ankth teksa presin vendimin e radhës nga Banka Federale e SHBA-së, që kishte paralajmëruar për një tjetër rritje të normës së interesit.

Ekspertët presin që tregu i kriptove të jetë i qëndrueshëm dhe në rritje nëse lehtësohen masat e Bankës Federale.

“Bitcoin është një mall spekulativ dhe mallrat spekulative nuk ecin mirë gjatë regjimeve shtrënguese monetar dhe likuiditeti pakësohet”, – tha Jose Torres, ekonomist i lartë në Interactive Brokers.

Tregu i kriptomonedhave është goditur këtë vit me miliarda dollarë të fshirë, pasi çështjet makroekonomike kanë bërë dëmin e tyre dhe kompanitë kanë reaguar. Dy shembuj të profilit të lartë janë platforma e huadhënies së kriptove Celsius dhe fondi mbrojtës Three Arrows Capital, të cilët kanë paraqitur kërkesë për falimentim dhe kanë rrëzuar gjithashtu shumë investitorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë