Çmimet e kriptomonedhave u kthyen me të kuqe mëngjesin e të hënës. Vlera totale e tregut të kriptove ra me 1.13% duke arritur në 922.79 mld dollarë.
Bitcoin ra me 0.5% duke qëndruat në 18.8 mijë dollarë dhe Ethereum ra me 1.41% me një çmim prej 1.3 mijë. Ethereum ka pasur një performancë zhgënjyese gjatë këtij muaji. Monedha ka qenë në rënie qëkur ndodhi “Merge”, përditësimi i rrjetit të saj.
Megjithëse monedha Ethereum është rritur paksa në ditët e fundit, perspektiva është ende e zymtë.
Prandaj, pritet të mbajë një çmim të qëndrueshëm, por mund të rritet nga 1.320 dollarë aktual në 1.600 dollarë nëse tregu vijon në rritje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




